Çmimi Nobel në letërsi këtë vit e ka fituar shkrimtarja franceze Annie Ernaux. Ajo është shumëpërfolur për marrjen e çmimit prej kohësh, për librat e saj të autobiografisë që mbulojnë çështje të ndryshme duke filluar nga një abort në rrugicat e pasme të qytetit e deri tek lidhjet e saj pasionante.
Shkrimtari i njohur në mbarë botën, Ismail Kadare në një intervistë të shkurtër për media tha se nuk ka anjë lloj përjetimi në lidhje me fituesin e çmimit Nobel, edhe pse gjithnjë ka qënë pretendent për t’a fituar çmimin. Helena Kadare nga ana tjetër ka thënë se pritshmërite janë të pakta për mos të thënë fare pasi prej 40 vitesh është e njëjta juri e cila vlerëson për çmimet.
Edhe botuesi i Kadaresë, Bujar Hudhri është shprehur se nuk ka asnjë lloj përjetimi dhe asnjë pritshmëri për çmimin Nobel edhe këtë vit.
- “Nuk rri më shtrirë në shtrat dhe ndjek garat”: detaje mbi shëndetin e Schumacher - 26/01/2026
- “Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”/ Rama në Knesset: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm - 26/01/2026
- “Strehuam iranianët njësoj si hebrenjtë”/ Rama: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale, kemi ndërprerë çdo lidhje me ta - 26/01/2026