14.5 C
Tirana
20 / 09 / 2024

CHAMPIONS LEAGUE/ Goglat vendosin ndjeshjet e 1/16. Liverpool gjen përsëri Realin e Madridit, PSG përballë Bayern

Janë vendosur mesditen e sotme në Nyon të Zvicrës 8 sfidat të cilat priten të luhen në muajin Shkurt, përkatësisht 14/15 Shkurt dhe ndeshjet e kthimit 21/22 Shkurt.

Ashtu sikurse ishte e pritshme “goglat” nuk ngurruan të vendosin përballë përsëri finalistët e vitit të kaluar Liverpool – Real Madrid me këta të fundit që triumfuan në finalen e vitit 2022.

Gjithashtu si finale e parakohshme shihet ndjeshja Paris Saint-Germain – Bayern Munich.

Milan luan kundër Tottenham Hotspur, një mision i vështirë për djemtë e Piolit por jo i pamundur.

Shorti është treguar disi dashamirës për Interin pasi përballë do të ketë Porton por në letër pasi në këtë kompeticion jo pak herë kemi parë surpriza.

Ndjeshjet të cilat priten të luhen:

Leipzig – Manchester City

Club Brugge – Benfica

Liverpool – Real Madrid

Milan – Tottenham Hotspur

Eintracht Frankfurt – Napoli

Borusia Dortmund – Chelsea

Inter – Porto

Paris Saint-Germain – Bayern Munich

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x