E enjtja e 23 korrikut duhej të ishte seanca e fundit përmbyllëse e këtij sesioni parlamentar, ngjeshur me mbi 30 pika në rendin e ditës.
Sipas A2, konferenca e Kryetarëve do të thërrasë deputetët sërish më 30 korrik, me vetëm dy pika në rend dite, p/ligjet për arkivat dhe për të drejtën e autorit.
Deputetët, veçanërisht ata të mazhorancës, gjithashtu presin të premten në të cilën janë thirrur në mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar nga kryeministri Rama.
Sipas agjendës së shpërndarë deputetëve, fjalën do ta marrë fillimisht kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit, futjen e teknologjisë në funksionimin e institucionit, si edhe perspektivën e godinës së re të Kuvendit.
Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar, duke u ndalur te angazhimi i deputetëve në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare.
Në përfundim të mbledhjes, fjalën përmbyllëse do ta mbajë kryeministri Edi Rama.
- Omar Yaghi, refugjati nga Omani, kimisti i nderuar me Nobel, që po shuan etjen globale me ujë të nxjerrë nga ajri i thatë - 22/07/2026
- Franca dhe Gjermania bashkojnë forcat për një Kupë Bote, dy fuqitë europiane përgatisin kandidaturën e përbashkët - 22/07/2026
- Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, Presidenti Begaj kontakton ministrin e Drejtësisë për procedurat e lirimit - 22/07/2026