Regjimi i Bashar al-Assad ra! Pas lajmit shumë sirianë mësynë në pallatin e tij. Megjithatë në një lagje të njohur të Damaskut u gjet edhe shtëpia ku jetonte me familjen diktatori i Sirisë.
Atje brenda janë gjetur shumë gjëra të cilat tregojnë shumë për jetën e Assad dhe familjes së tij. Siç shkruan Sky News, atje, bashkëshortja e tij, Asma, kishte fshehur “thesaret” e saj.
Plaçkitësit kanë marrë çfarë kanë gjetur përpara në dhomën e saj personale. Siç shkruan media britanike dyshemeja ishte e mbuluar me kuti të pafundme që mbajnë bizhuteri, gjëra antike dhe të veçanta.
Kjo zbulon faktin se familja e Assad bënte jetë luksoze ndërsa i pari i shtëpisë vriste me qindra mijëra bashkatdhetarë, të cilët edhe nëse nuk vdisnin, jetonin në varfëri.
Në disa kate gjenden edhe zarfe me dokumente të rëndësishme. Mes tyre edhe me të dhënat bankare të Asmës, me emrin e vajzërisë ku përmenden shuma marramendëse parash. Ajo është shprehur nëpër intervista se familja e saj jetonte jetën e një klase të mesme. Shumë pak e besuan, megjithatë mashtrimi i saj, tashmë duket më qartë.
Familja duket se është arratisur me nxitim. Në këtë shtëpi janë gjetur edhe momente që Asma i kishte ruajtur nga jeta e tyre, të gjitha të lëna pas. Mes tyre janë edhe dhuratat që fëmijët i kishin bërë, fotografi familjare në pushime, e të tjera me radhë.
Ne ju ftojmë t’i ndiqni më poshtë për të kuptuar jetën e një diktatori:
- Gjyqi historik në Francë/ Presidenti Macron falënderon Gisele Pelicot: Dinjiteti dhe kurajoja juaj kanë inspiruar botën! - 20/12/2024
- Përqafime dhe të qeshura! Dalin pamjet nga takimi i Ramës, Kurtit dhe Osmanit/ Momenti epik kur kryeministri i jep dorën edhe Spiropalit - 20/12/2024
- Sopranoja: Parashqevia komuniste? Godole injorante dhe me prejardhje komuniste! - 20/12/2024