Këtë të hënë Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për të pandehurit e inceneratorit të Fierit.
Është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar për ish ministrin Lefter Koka, ish deputetin Alqi Bllako, ish zyrtari i Federatës Kombëtare të Futbollit Arben Dervishaj 13 të pandehurit e tjerë që akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.
Ndërkohë më parë gjatë paradites së kësaj të hëne në Gjykatën e Posaçme është rrëzuar kërkesa e Arben Devishaj ku kërkonte që dosja të shpallej moskompetencë dhe dosja të kalonte në Gjykatën e Tiranës, pasi sipas avokatëve të tij ai ka korruptuar zyrtarë por jo zyrtarë të lartë publik.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026