Kolegji i përbërë nga gjyqtarët kushtetues Sandër Beci relator, Marsida Xhaferrllari dhe Sonila Bejtja anëtarë, vendosën të kalojnë në mbledhjen e gjyqtarëve çështjen Balluku.
Ky vendim u dha mbas shqyrtimit paraprak me dyer të mbyllura të kërkesës së kryeministrit, i cili konsideron se gjyqësori ka ndërhyrë në kompetencat e qeverisë, përderisa pezulloi nga detyra zëvendës kryeministren Belinda Balluku.
Gjykata kushtetuese njofton se me kalimin në mbledhjen e gjyqtarëve që përbëhet nga 8 të tillë, aty do të vlerësohet nëse plotësohen apo jo kushtet për ta kaluar apo jo në seancë plenare.
Gjykata kushtetuese deklaron se vendimmarrja e mbledhjes së gjyqtarëve do të njoftohet në faqen e gjykatës kushtetuese, ndërkohë që burimet pranë kësaj gjykate i thanë gazetares Anila Hoxha se mbledhja e gjyqtarëve do të mbahet një ditë tjetër
Katër janë pikat e kryeministrit që kërkon përgjigjej nga kushtetuesja, pezullim të pezullimit të zv. kryeministres, shfuqizim të masës, shqyrtim të një neni kushtetues mbi kompetencat dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes qeverisë dhe gjyqësorit.
Por në kërkesë kryeministri vlerëson se më akutja derisa të jepet zgjidhje për themelin është ajo e ngrirjes së pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, kërkesë e cila pritet të shqyrtohet më herët se të tjerat për shkak të efekteve që mund të sjellë gjatë kësaj kohe.
Nga ana tjetër SPAK ka vijuar me thirrjen e dy zyrtarëve të tjerë nën arrest shtëpiak Gentian Gjyli dhe Erald Elezi të bashkëpandehur në të njëjtën çështje ku e dyshuar për shkelje të barazisë në tendera është edhe Balluku.
Zyrtarja përmes avokatëve i është drejtuar apelit të posaçëm duke i kërkuar të hedhë poshtë masat e sigurisë, që sipas saj janë të pabazuara.
- Meta kreu 3000 telefonata dhe 170 takime në një vit, por Avokati i Popullit kritikon burgjet - 07/12/2025
- Ndryshimet e Trump në sigurinë kombëtare, Kremlini: Strategjia e SHBA-së për Evropën është në përputhje me atë të Moskës - 07/12/2025
- “Fundjavë Ndryshe” festoi 10 vjetorin/ Reagon Shkëlqim Hajdari: ”Fundjavë Ndryshe” i përket të gjithë shqiptarëve”! - 06/12/2025