15.5 C
Tirana
10 / 12 / 2024

CDU gjermane e konfirmon! Nuk e njeh Berishën si kryetar të Partisë Demokratike

CDU gjermane e konfirmon që nuk e njeh drejtimin e Sali Berishës në këtë parti. Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, njëkohësisht folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian, është takuar në Berlin me drejtuesit e PD zyrtare, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.

Kryetari në detyrë i PD dhe Sekretari i Përgjithëm kanë zhvilluar vizitë zyrtare në Berlin, ku ndër të tjerë kanë takuar deputetin e CDU/CSU Gunther Krichbaum. Përmbushja e reformave integruese të vendit, lufta ndaj korrupsionit, reformën territoriale e zgjedhore si dhe nevojën për të forcuar Partinë Demokratike si alternativë qeverisëse kanë qenë në fokus të bisedës. Bardhi shkruan se e vetmja rrugë e sigurt drejt të ardhmes europiane  është partneriteti i PD me BE dhe CDU/GPP në Bundestag.

Ndërsa Alibeaj tregon se bashkëbiseduan mbi çështje të rëndësishme të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë, përmbushjën e parakushteve dhe rrugën që duhet të ndjekë politika shqiptare në këtë proces.

“Reformat e ndërmarra nga PD në shërbim të qytetarëve, reforma Administrativo-Territoriale dhe reforma Zgjedhore janë hapa konkretë qe duhet dhe do të sjellin produkte të prekshme për shqiptarët.

E siguruam Krichbaum për qëndrimin e palëkundur dhe vendimet e marra pa kthim pas të PD në rrugën e saj drejt të ardhmes, me fokus në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë”, shkruan Alibeaj.

Kujtojmë se në maj të këtij viti Krichbaum, tha në emër të CDU, se ata nuk do të bashkëpunojnë me PD, nëse drejtimin e saj e merr Sali Berisha.  Ai deklaronte se nëse Berisha merr Partinë Demokratike do angazhohej që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Berisha tha se ai është një qëndrim personal në i deputetit të Budentstagut, ndërsa vijoi se ndjen keqardhje nëse Krichbaum mendon se mund të ndërhyjë në procesin e zgjedhjeve të PD-së. Dhe këtë po bëjnë, pasi nuk po e presin Sali Berishën në asnjë takim, duke njohur Alibeajn si përfaqësues të PD-së.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x