11.5 C
Tirana
22 / 04 / 2024

Bregu merr pjesë në Samitin BP-BE: Koha për të përcaktuar të ardhmen e rajonit tonë

Tiranë – Në deklaratën e përbashkët të Konferencës së Rritjes dhe Konvergjencës për Ballkanin Perëndimor të mbajtur sot në Tiranë, liderët e ekonomive të Ballkanit Perëndimor vlerësuan punën e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), nënvizuan përkushtimin e rajonit për integrimin dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të përforcuar me BE-në.

“Ora po troket, për të përcaktuar të ardhmen e rajonit tonë që aktualisht po punon në dy rryma paralele. E para është puna për axhendat e reformave kombëtare që avancojnë rrugën drejt BE-së dhe e dyta është thellimi i integrimit ekonomik rajonal mes tyre, i cili është një tjetër hap i rëndësishëm drejt aksesit në Tregun Unik të BE-së. I pari ka një rrugë të përcaktuar qartë nga BE, ndërsa i dyti është në progres, dhe faza e re e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM), që po përgatisim në bashkëpunim me të gjithë partnerët rajonalë, synon krijimin e një tregu të përbashkët funksional brenda Ballkanit Perëndimor, si një parakusht për një integrim më të ngushtë me Tregun Unik të BE-së. Tani është koha të mendojmë përtej kornizave se çfarë mund të ndodhë më pas, se si do ta thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin në rajon, çfarë mund të japim të gjithë së bashku, në mënyrë që brenda pak vitesh të mund t’i kërkojmë BE-së të na ofrojë akses në fusha specifike, pasi të kemi përfunduar detyrat e shtëpisë”, tha Sekretarja e Përgjithshme, Majlinda Bregu.

Sekretarja e Përgjithshme e RCC paralajmëroi gjithashtu nevojën për të shmangur mbivendosjet institucionale, duke marrë parasysh punën e madhe që kërkon zbatimi i agjendave të reformës kombëtare dhe Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, duke theksuar se sinergjia dhe harmonizimi midis të gjitha palëve të përfshira, është thelbësor.

Deklarata e Përbashkët e Lidërve thekson Planin e BE-së për Rritje për Ballkanin Perëndimor, si thelbësor për t’u bashkuar me Tregun Unik të BE-së dhe përshpejtimin e reformave. Ata pranuan rëndësinë e Konkluzioneve të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë më 16 tetor 2023, duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht potencialet transformuese ekonomike dhe sociale të Tregut të Përbashkët Rajonal, për çlirimin e potencialit ekonomik dhe social të rajonit si dhe për përgatitjen e tij për të hyrë gradualisht në Tregun Unik.

Takimi i drejtuesve të BP në Tiranë vjen si vazhdim i takimit të mbajtur në Shkup muajin e kaluar, duke treguar këmbënguljen dhe përkushtimin e rajonit ndaj zbatimit të Planit për Rritje të BE-së.

Përpara këtij takimi, liderët e Ballkanit Perëndimor u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet rajonit tonë dhe Ukrainës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x