17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Braçe: Zjarri në Kuvend është gjuha kriminale e Berishës për prokurorët e gjykatësit

Deputeti socialist Erion Braçe, teksa ka ndarë një video të BBC që ka pasqyruar flakët në Kuvend në seancën e djeshme, shkruan se kjo dhunë e Sali Berishës ka të bëjë me akuzën që i është ngritur nga SPAK për aferën Partizani.

Ai shprehet se kjo është gjuha kriminale  e Sali Berishës, përmes së cilës shantazhon organet e drejtësisë.

”Zjarri në Kuvend është krim i Sali Berishës! Zjarri në Kuvend është gjuha kriminale e Sali Berishës për prokurorët e gjykatësit e tij! ShBA e Britania nuk gabuan asgjë-asnjë gërmë, kur e shpallën non grata si minues i demokracisë. Zjarri në Kuvend e provon, si i korruptuar.

Akuza në prokurori e gjykatë e provon, si shantazhues i organeve të drejtësisë. Gjuha e tij kriminale ndaj organeve të drejtësisë e provon. Gjithçka që po ndodh në Kuvend ka lidhje veç me hetimet, akuzën e drejtësisë ndaj tij dhe se luan topi!

Në qershor 2023, shume kohë përpara Tetorit kur nisi “dhuna e tij në Kuvend”, prokuroria ka sekuestruar kompjuterët ne “studio Pustina”, kompanitë e Fatmir Bektashit etj. Studio Pustina mbante llogarite e biznesit të ndërtimit ne klubin Partizani. Kompanitë e Fatmir Bektashit mbanin dokumentet e biznesit të ndërtimit në klubin Partizani.

Pra, që në qershor, jo në tetor, Sali Berisha ka qenë në dijeni të hetimeve ndaj tij dhe u ndje i përvëluar nga kompjuterët e çfarë mbanin ato! Tani i djeguri po sjell zjarr në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Braçe.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x