10.5 C
Tirana
24 / 02 / 2024

Braçe në Kuvend: Inflacioni në ushqime, pasojë e politikave të ndjekura/ “E thënë troç, na duhen paratë e BE-së”

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti Erion Braçe tha se inflacioni është sfida e radhës, duke shtuar se inflacioni që vjen nga ushqimet është i pamerituar.

“Askush nuk mund ‘i mohoje meritë e qeverisë dhe opozitës për aq pjesë sa është bërë pjesë e këtij stadi me BE. Ne duhet ta meritojmë këtë stad. Ne na duhen ato para., buxheteve tona i duhen paratë e BE dhe donatorëve shumë të rëndësishëm, po ashtu transparenca për këtë është me rëndësi. Por për këtë çështje nuk ka munguar. Në të gjithë duhet të punojmë të gjithë për të kapur kohën e humbur. Mua më shqetëson struktura e këtij programi dhe e fondeve ndarë sipas sektorëve”, tha Braçe.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij në seancë, ai tha se niveli i disbursimit të parave nga IPA ll nuk është i mirë.

“Turizmi ka arritur 1.13 mld gjashtë muajt e parë të vitit,. Ndërkohë papunësia ka rënë, por kemi problem të madh papunësimin e të rinjve dhe për këtë duhen mbështetur ato sektorë që mbështetin të rinjtë”, tha më tej Braçe, duke shtuar: Gersi dema është një djalë nga Kashari, është djali i Bedriut,. Gersi ishte i ri që merrej me këtë punë dhe sot nuk ka më as pronën dhe as perspektivën për të jetuar këtu e punë nder dhe dinjitet dhe duhet të kthehemi tek prodhimi vendës. Ndaj unë flas për TVSH e bujqësisë që goditi prodhimin vendës. Inflacioni që kemi sot në ushqimeve pasojë e politikave të ndjekura në katër vitet e fundit”.

/javanews

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x