19.5 C
Tirana
06 / 11 / 2024

Botërori Formula 1/ Më shumë gara sprinti, shtohet një garë ajo e…

Për ta bërë sa më tërheqës dhe më konkurrues, FIA ka vendosur që në Botërorin e vitit 2023 të Formula 1 të bëjë disa ndryshime. Shtohet numri i garave sprint, nga tre në gjashtë por ndërkohë emrat e shteteve ku do të zhvillohen ende nuk janë përcaktuar. Në kalendar shtohet edhe një garë, ajo e Las Vegasit.

Ndryshime të rëndësishme në kalendarin e 2023 të Formula 1. Për ta bërë më të bukur, më tërheqës dhe më konkurrues FIA ka vendosur që në Botërorin e ardhshëm të shtojnë numrin e garave sprint, kualifikueset e të shtunës në formatin 100 km dhe dhënien e pikëve për 8 të parët, do të jenë gjashtë, nga 3 që ishin më parë. Ende nuk janë përcaktuar se në cilat shtete do të zhvillohen 6 garat sprint. Gjithashtu kalendarit do t’i shtohet një garë në Las Vegas, ndërsa mungon ajo e Francës. Pra në Botërorin e 2023 të Formula 1 do të zhvillohen 24 gara. Stefano Domenicali, Drejtori i Përgjithshëm i Formula 1, i ka komentuar kështu këto risi: “Reagimi i tifozëve, skuadrave dhe pilotëve ka qenë pozitiv dhe formati i ri do t’i japë një dimension të ri Formulës 1. Të gjithë ne duam të sigurojmë një sukses më të madh në të ardhmen”.

Ndërsa përsa i përket kalendarit Domenicali përgjigjet: “ Formula 1 ka marrë një numër të madh kërkesash nga shtete të ndryshme për të pritur një garë. Jemi të kënaqur për këtë moment që po kalon Formula 1 si dhe për lajmin që emocionet e një gare të Formula 1 do t’i përjetojmë të gjithë edhe në Las Vegas: Edhe presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem ka thënë se risitë do ta bëjnë më të tërheqës botërorin e Formula 1. “Falë bashkëpunimit me Stefano Domenicalin dhe kolegët e tjerë, arritëm të përfundojmë një projekt të nisur më parë. Rritja e numrit të garave sprint do të rrisë dinamikën dhe entuziazmin e garave duke shtuar konkurencën midis pilotëve”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x