Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj teksa i doli në mbrojtje Bordit të Transparencës për karburantet pohoi se vepron duke iu referuar fakteve.
Gjatë një konference për mediat, në krah të kryeministrit Ed Rama, Ibrahimaj tha se çmimi vendoset duke iu referuar bursës si dhe këmbimit valutor.
“Bordi i Transparencës që përcakton çmimet e hidrokarbureve, së shpejti bën një vit që operon. Ju sfidoj juve dhe mediave, që të nxjerrin fakte. Ju supozoni se çmimet e vendosura janë për interesat e atyre që tregtojnë dhe jo sipas marzhit të çmimit të bursës. Ne kemi ulur marzhin ndjeshëm më shumë se marzhet që operoheshin një vit më parë. Ju thoni; nuk reflektojnë çmimet e bursës.
Ju u referoheni naftës bruto që kanë luhatje të ndryshme. Një element i rëndësishëm është dhe ecuria e këmbimit valutor. Bursa kryesohet nga dollari. Një element i rëndësishëm që kalkulohet çdo ditë është dhe kursi i këmbimit. Kur bëhet një analizë, duhet bërë me fakte.”, tha ministrja.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026