14.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Blinken: Rama udhëheqës i shkëlqyer dhe kryeministër i mirë! Nëpër rrugë pashë energji për të ardhmen

Një udhëheqës të shkëlqyer që përballoi vështirësi. Kështu e përshkroi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken kryeministrin Edi Rama

“Jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm  që kemi. Zoti kryeministër është jo vetëm udhëheqës i shkëlqyer por kryeministër i mirë. Këto vitet e fundit çdo vështirësi që keni pasur zoti kryeministër ka qenë pranë nesh dhe i keni përballuar këto vështirësi me ne.”

Një koment pati për Piramidën e Tiranës dhe çfarë simbolizon ajo.

“Kanë thënë se kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që në fundi i luftës së ftohtë. Ndërtesa iu kushtua një diktatori që i çoi shqiptarët në kampet e përqëndrimit dhe përfaqëson të kaluarën. Në atë kohë e vetmja marrëdhënia mes vendeve tona ishte zëri në zërin e Amerikës. Por sot ky vend është mbushur me dritë…

Shqiptarët mësojnë si të jetojnë me SHBA. Kjo ndërtesë u investua me investimet e fondit shqiptar amerikan. Nëpër rrugë pashë energjinë për të ardhmen.”

Sekretari amerikan i Shteti Antony Blinken në fjalën e tij në Tiranë, ka vlerësuar mikpritjen e Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar edhe kryeministrin Edi Rama.

“E ndjen ambientin e ngrohtë jashtë, por edhe në çdo dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë. Ju jam mirënjohës. Jam shumë i lumtur që jam sot me ju, në një qytet ku ju, si ish-kryetar bashkie, i keni dhënë ngjyra të bukura.

Jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi. Zoti kryeministër është jo vetëm një udhëheqës i shquar, por edhe një kryeministër shumë i mirë.

Dhe këto 3-4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, zoti kryeministër ka qenë pranë nesh dhe i kemi përballuar së bashku”, tha Blinken.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x