24.2 C
Tirana
20 / 10 / 2026

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar mundësinë e vijimit të Edi Ramës në krye të qeverisë dhe drejtimin e socialistëve në vitet e ardhshme.

I pyetur nëse Rama është opsioni i vetëm i socialistëve si Kryeministër, Klosi tha në “Top Story” se zgjedhja e liderit është përgjegjësi e vetë Partisë Socialiste, duke shprehur bindjen se Rama do t’i fitojë edhe zgjedhjet e vitit 2027 dhe ato të vitit 2029.

“PS-ja ka PS-në në qeverisje. Kë zgjedhim ne kryetar, është përgjegjësia jonë. Edi Rama ka drejtuar PS-në dhe ai do t’i fitojë zgjedhjet dhe në 2027-ën dhe në 2029-ën. Ne zgjedhim liderin tonë”, tha Klosi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x