Cili është synimi i PS në Tiranë, qarku në të cilin bëhet lufta më e madhe politike për 37 mandate?
Kandidati socialist Blendi Gonxhe thotë se Partia Socialiste synon të paktën 20 mandate në Tiranë.
Gonxhja thotë për Report TV se fokus te PS është jo vetëm vota e elektoratit besnik, por edhe tek vota e zgjedhësve për herë të parë dhe tek elektorati gri. Kandidati për deputet dhe Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin thotë se duhet të besohet deri tek vota e fundit.
Fushatën në terren e vlerëson si shumë pozitive, jo vetëm në njësinë numër 6 të cilën ai e drejton, duke theksuar se ‘lufta’ brenda llojit duhet të jetë e ndershme.
Ne kemi një numër anëtarësh që mund të lëvizin nga 45-65 mijë anëtarë. Por kur vjen puna për të qeverisjen duhet një numë shumë i madh votuesish, gati 800 mijë. Nuk synojmë vetëm anëtarë të PS, po punohet shumë për votën e votuesve për herë të parë, elektoratin gri. Kjo skemë sjell shumë pikë. Është edhe delikate, se duhet që lufta të bëhet mirë, duhet të jetë e ndershme, korrekte. Njëra nga rregullat është që mos të bëjmë zhurmë vizive. Brenda PS kemi këtë rregull, jemi menduar ta respektojmë. 37 veta nuk mund të futen sot në Kuvend, shumë prej nesh janë këtu për të dhënë shumë më tepër. Duhet të besohet deri tek vota e fundit. Mendoj duhet të synohen tek 20 deputetë e mbi. Mendoj që është e arritshme”, tha Gonxhja.
Votë historike e quan atë të diasporës, që për herë të parë shpreh vullnetin në zgjedhjet parlamentare, ndërsa nuk ka dyshim qe edhe ajo do të shkojë për socialistët.
Lidhur me kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD, për të cilën ngre pyetjen se ku i gjetën këto para, Gonxhja thotë se këto nuk vijnë as nga buxheti i shtetit për partitë dhe as nga buxheti për fushatën elektorale.
“Nëse nuk janë para për të blerë një mundësi për të negociuar çështjen e non gratës, nëse s’ka gjë tjetër pas kësaj, më duket budallëk i jashtëzakonshëm. PD, si cdo opozitë, duhet të shohë pa paguar asnjë lek, dhe është krejt falas, tek e vetmja këshillë që funksionon për fushatatat, që duhet të jesh racional, objektiv, i vërtetë. Çdo qeveri ka problemet e veta, edhe ne kemi defektet tona. Mjafton që të mund të artikulosh mirë defektet, mungesat, çedimet, fajet. Nëse je objektiv dhe nëse je racional në këtë qasje, s’ka pasur dhe s’ka për të pasur nevojë që të paguash shuma të tilla… Ose janë miopë dhe i kanë tepër. Këto s’janë para nga buxheti i shtetit dhe buxheti për fushatën elektorale, këtu kemi të bëjmë me shpërdorim monumental të parasë dhe nuk e kuptoj se kur do nisë lobimi dhe për çfarë do nisë kur ne kemi edhe 10 ditë që do ikim në kutitë e votimit”, thotë Blendi Gonxhe.
- “Nuk rri më shtrirë në shtrat dhe ndjek garat”: detaje mbi shëndetin e Schumacher - 26/01/2026
- “Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”/ Rama në Knesset: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm - 26/01/2026
- “Strehuam iranianët njësoj si hebrenjtë”/ Rama: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale, kemi ndërprerë çdo lidhje me ta - 26/01/2026