4.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

“Black Friday” edhe në Shqipëri, qytetarët shpenzojnë më shumë për produkte shtëpie

Black Friday apo e premtja e zezë mbërriti edhe në Shqipëri.

E nëse ka diçka që tërheq vëmendjen e konsumatorëve shqiptarë në këtë ditë të caktuar uljesh, janë padyshim elektroshtëpiaket dhe sendet për shtëpi, por nuk mbeten pas edhe veshjet apo produktet kozmetike.

Në shumë biznese, e kryesisht tek të mëdhatë është aplikuar ky trend, që më së shumti është i njohur në Amerikë.

“Produktet më të preferuara, enët e kuzhinësh, çarçafët, dyshekët. Pothuajse tek të gjithat ka pasur ulje çmimesh”, tha një shitëse.

Në shumë dyqane, uljet, që arritën 70%, joshën shumë konsumatorë gjë e cila pohohet edhe nga vetë bizneset.

“Black Friday do zgjasë deri nesër. Është pritur mjaft mirë nga të gjithë grupmoshat”, tregoi ajo.

Ulje nga 50-70% ka pasur edhe në shumë website shitjesh online.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x