Kërkojmë kamarierë, banakier, picier, shitëse. Njoftime ku kërkohën punonjës sheh në shumë prej bizneseve në Tiranë. Kjo në një kohë kur sipas raportit të fundit Institutit të Statistikave papunësia tek të rinjtë e moshës 15 deri në 29 vjeç është 20.5% ndërsa tek 30 – 64 vjeçarët 7.7%. Po pse të rinjtë zgjedhin të qëndrojnë papunë dhe të mos punojnë në punë të tilla?
Niveli i pagave dhe mospërputhja mes ofertës dhe kërkesës sipas ekspertëve të punësimit janë dy prej problemeve kryesore të tregut të punës në Shqipëri.
“Kjo është zhvilluar gjatë shumë viteve që nga handikapet e sistemit arsimor që përgatisin individë jashtë nevojave reale të tregut të punë. Së dyti është niveli i ulët i pagave në raport me punën që bëhet”, thotë Erion Muça.
Rreth 40 mijë vende të lira punë presin të plotësohen pranë zyrave të punës në të gjithë vendin. Përgjithësisht bizneset kërkojnë zanatçinj në moshë të re ndërsa të regjistruar si të papunë janë moshat mbi 50 vjeç. Kurset e formimit profesional dhe programet e vetëpunësimit janë mënyrat që po aplikon Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive për të tërhequr të rinjtë.
“Këtu kemi mospërputhje mes këkesës dhe ofertës se bizneset kërkojnë mosha më të reja, më të rritur profesionalisht, me eksperiencë pune, ndërsa punëkërkuesit e papunë ndoshta jo të gjithë i përputhen këtyre kërkesave të ardhura nga punëdhënësi. Një pjesë e madhe e databaze është mbi 50 vjeç. Ne mbështesim cdo të ri që ka një ide bizensi me një grand deri 500 mijë lekë të reja për plotësimin e ëndërrës së tyre. Mjafton të vijë të regjistrohet dhe të ketë një ide biznesi”, shton ai.
Aktualisht numri i punëkërkuesve të papunë regjistruar prane Agjencisë Kombëtare te Punësimit dhe Aftësive është rreth 78 mijë. Vitin e shkuar përmes zyrave të punës u punësuar rreth 25 mijë punonjës. /abcnews.al
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026