14.5 C
Tirana
21 / 10 / 2025

“Binaj, i pa (varur) i Berishës/ Leka: Ushtar i Saliut. Po zbaton të gjithë urdhrat që jep kryedemokrati

Analisti Martin Leka u shpreh se Florian Binaj është vetëm ushtar i Berishës dhe se sipas tij po zbaton të gjithë urdhrat që jep kreu i PD-së.

Gjatë një interviste “Tirana Live” në ABC News, Leka nënvizoi se Binaj do të kishte fituar më shumë mbështetje nëse sipas tij do të tregohej i sinqertë dhe të pranonte që është kandidat i PD.

“Nga njëra anë thotë jam i pavarur nga ana tjetër thotë do të mbështetem nga partitë e tjera. Të gjitha këto janë një komedi. Duhet thënë se këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme sepse bëhet fjalë për Bashkinë më të madhe në vend. Duhet të jemi të qartë edhe për diçka, po u fute në atë lojën e PD të udhëhequr nga Berisha nuk ke rrugë tjetër vetëm të zbatosh të gjithë direktivat dhe urdhrat e tij. Ai ka zgjedhur këtë rol ndoshta me naivitet, por duhet të kuptojmë që aty duhet të hedhësh vetëm vallen e Tropojës”, tha ndër të tjera Leka.

Gjithashtu theksoi se Binaj sipas tij duhet ta marrë politikën më seriozisht. Analisti u shpreh se zgjedhjet e pjesshme i ka të humbura dhe sipas tij po përdoren të njëjtat metoda të vjetra.

“Do të ishte më e ndershme sikur të ishte kandidat i PD dhe i opozitës në tërësi do të kishte fituar shumë më tepër vota se sa ato që do të fitojë ditën e zgjedhjeve në Tiranë. Ai është kandidat për të humbur…Por zoti Binaj duhet të fokusohet në gjëra që janë më serioze në politikë dhe ti futet politikës me seriozitet. Për Tiranën duhet një personalitet si zonja Manastirliu”, tha ai.

/abcnews.al/

Artikujt më të kërkuar

3
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x