13.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Biden: SHBA do të mbrojë çdo “pëllëmbë” të Aleancës

Presidenti amerikan Joe Biden ka ironizuar bisedat e fundit me presidentin rus dhe ka thënë se ShBA do ta mbrojnë fuqishëm NATO-n.

Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë ” çdo pëllëmbë të NATO-s”,  tha presidenti amerikan Joe Biden në Varshavë përpara se të takohej me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg.

Të ashtuquajturat B9 janë “vijat e para” për mbrojtjen kolektive të NATO-s dhe “për lirinë e demokracive në Evropë dhe në botë” sipas Biden. Duke folur për presidentin rus Vladimir Putin , Biden tha se “në një nga bisedat e fundit që pata me mikun tonë në Rusi i thashë atij ‘vazhdoni të kërkoni finland-izimin e NATO-s, do të merrni NATO-izimin e Finlandës'”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x