Në konferencën e shumëpritur për shtyp të presidentit Biden të enjten mbrëma, ai hodhi poshtë shqetësimet për fushatën e tij elektorale.
Në këtë dalje të tij të parë që pas debatit me rivalin e tij Donald Trump, Biden bëri thirrje për nga disa politikanët dhe donatorët demokratë, të cilët vendosin në dyshim aftësitë e tij për të shërbyer në një mandat të dytë.
“Nëse ngadalësoj shpejtësinë dhe nuk mund ta kryej punën, kjo është një shenjë që nuk duhet ta bëj”, tha ai. “Por nuk ka ende asnjë tregues për këtë.”
Në vazhdim të kësaj ajo që mori shumë vëmendje ishin notat ironike që përdori kur u pyet lidhur me dy gafat e tij në daljen krah rivalit të tij Trump.
Megjithatë argumentet e tij mbrojtës lidhur me performancën e tij në debatet politike, ranë poshtë me gafën e rradhës, teksa ftonte në fjalim presidentin e Ukrainës, Zelensky, nën emrin e rivalit të tij Putin.
Kjo situatë e sikletshme shkaktoi gulçime të forta nga audienca e sidomos nga demokratët “e nervozuar”, të cilët pyesin nëse do të ketë më shumë gafa nëse presidenti vazhdon fushatën e tij.
Për presidentin Biden, sondazhet ende dëshmojnë se gara nuk ka vdekur, një tregues kështu që ai shfaqet ende i fortë ne terren. Në fund të fjalimit të tij, 81-vjeçari kapi me dy duar foltoren dhe këmbënguli se ishte “personi më i kualifikuar” për të drejtuar vendin e se nuk do të largohet i qetë nga skena.
- Ali Akbar, gazetashitësi pakistanez që u vlerësua nga Presidenti Macron me “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës” - 31/01/2026
- “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, takimet e Sekretarit të Përgjithshëm të KiE me zyrtarët e lartë në Tiranë para se t’i shkruante Epsteinit - 31/01/2026
- “Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha i përgjigjet qytetarit për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë - 31/01/2026