16.5 C
Tirana
03 / 03 / 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

Nga Eduard Zaloshnja

Në zgjedhjet e prillit 2021, Rama u përball me garën më të vështirë elektorale si kryeministër. Partitë opozitare (PD, LSI, PR, PDIU, PAA, etj.) ishin shumë afër marrjes së 71 mandateve parlamentare (në disa qarqe nuk e morrën dot mandatin thjesht për një grusht votash).

Por pas rikthimit të Berishës dhe Metës në krye të PD-së dhe LSI-së, situata elektorale për Ramën ndryshoi për mirë në mënyrë drastike. Më 11 maj 2025, PD, LSI, PR, PDIU, PAA, etj. morën vetëm 50 mandate parlamentare, duke e lënë fushën të lirë për PS-në dhe disa parti të vogla, që të merrnin plot 90 mandate.

Nga maji 2025 e deri më sot, në sondazhet përiodike që kam zhvilluar, PS-ja ka pothuaj dyfishin e përkrahjes së PD+LSI+etj., ndërkohë që përkrahësit e partive të vogla janë sa çereku i ayre që votuan për to më 11 majin e vjetshëm.

Krahasuar me vitin 2021( kur votuan për PS-në mbi 800 mijë zgjedhës të këtushëm), ka një tkurrje elektorale të partisë kryesore (aktualisht atë e votojnë rreth 700 mijë zgjedhës të këtushëm). Por nga ana tjetër, tkurrja e kampit kundërshtar është dramatike (vetëm 365 mijë zgjedhës të këtushëm votojnë për PD, LSI, PR, PDIU, PAA, etj.).

Me pak fjalë, betejën Rama tani e ka në sinorin rozë-gri, për të thithur sa më shumë përkrahës në këtë sinor. Sepse sinori blu i Berishës është i papërfillshëm…

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x