Në takimet e tij elektorale, Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, për të cilin është shprehur se po i dërgon votat e demokratëve te PL-ja e Ilir Metës.
Këto deklarata i përmendi mbrëmjen e sotme moderatorja Eni Vasili, e cila pyeti Berishën se përse nuk gjeti një gjuhë të përbashkët me PD-në e Alibeajt.
Ai tha se me Alibeajn dhe Lulzim Bashën nuk bën marrëveshje, pasi i cilësoi si pengje të kryeministrit Edi Rama.
“Në të gjitha vendet e botës marrëveshja nuk bëhet me pengjet, por me pengmarrësit. Nuk bëj marrëveshje me pengjet unë se atra janë peng të Ramës. Edhe me Ramën nuk bëj martrëveshje kurrë. Alibeaj me Lul Bashën janë pengje të Ramës”, theksoi Berisha.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026