29.5 C
Tirana
26 / 07 / 2024

Berisha u shpall “non grata” nga Londra, Alibeaj takohet me ambasadorin britanik: Për çfarë biseduam

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith. Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj shprehet se i ka kërkuar Ambasadorit Britanik mbështetje dhe asistencë teknike për Reformën Territoriale.

Po ashtu Alibeaj shprehet se ka diskutuar me ambasadorin Alaister King- Smith shqetësimin e qeverisë britanike për çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta” dhe problematika e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë.

Takimi mes Alibeajt dhe ambasadorit britanik, vjen në një kohë, ku kreu aktual i PD-së Sali Berisha është shpallur “non grata” nga Britania e Madhe.

Reagimi:

Sot zhvillova një takim miqësor dhe të frytshëm me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith. Gjatë bisedës trajtuam tema të rëndësishme si zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe ato në Partinë Demokratike. Lidhur me reformën Administrativo- Territoriale i kërkova Ambasadorit Britanik mbështetje dhe asistencë teknike për ti ofruar qytetarevë shqiptarë një ndarje territoriale të saktë dhe të dobishme për ta.

Gjithashtu ndava me ambasadorin Alaister King- Smith shqetësimin e qeverisë britanike për çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta” dhe sigurisht u ndalëm tek problematika e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë.

E sigurova bashkëbiseduesin për mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për këto çështje duke qënë të angazhuar seriozisht për të kundërshtuar këto iniciativa të qeverisë me mundësitë e kufizuara institucionale që ka sot opozita shqiptare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x