Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit, që të mos votojnë projektligjin për amnistinë fiskale.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha deklaroi se aministria fiskale është e rrezikshme për vendin dhe se i shërben vetëm klanit mafioz të kryeministrit Edi Rama.
“Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë.
Ndaj dhe thirrja ime është: për çdo parlamentar, të hedhë poshtë me përçmim dhe neveri, si tepër të rrezikshëm për sigurinë e vendit, për të ardhmen e Shqipërisë, projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz”, theksoi kryedemokrati.
Ditën e djeshme, në mbledhjen vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës, kryeministri Edi Rama tha se amnistia fiskale duhet të ishte bërë më herët, pasi garanton formalizimin e të ardhurave të emigrantëve.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026