10.5 C
Tirana
04 / 02 / 2026

Berisha sulmon Salianjin: Punon për Edi Ramën! I përgjigjet ish-deputeti demokrat: Nuk na duhet një parti qaramane sa herë humb zgjedhjet

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka sulmuar Ervin Salianjin, ditën e sotme gjatë takimit me demokratët e degës së PD 1 dhe 3 në kryeqytet, pas takimit që ai bëri në Fier.

Berisha iu drejtua demokratëve se PD duhet të ripërtërihet me njerëz me moral dhe se koha është e idealistëve. Por nga ana tjetër, lideri i opozitës tha se nuk duhet të ndjejnë keqardhje për ata që sipas tij, bëjnë lojën e Edi Ramës. “Asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën”, tha Berisha.

Ndërkohë pas kësaj deklarate të Berishës, ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka ndarë pamje nga takimi i mbajtur një ditë më parë me demokratët në Fier. Në mesazhet e tij Salianji është shprehur i qartë për domosdoshmërinë e rotacionit politik në vend. Angazhimi dhe qëllimi kryesor nënvizon ai, është një PD fituese për qytetarët.  “Anëtarët përcaktojnë lidershipin, vota e përcakton lidershipin. Angazhimi dhe kontributi e përcakton lidershipin. Ne duam një PD që të jetë fituese, që të jetë e besueshme për qytetarët, që të mos jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet”, tha Salianji në deklaratën e tij në takimin me qytetarët në Fier.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x