Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pohoi se nesër do të depozitojnë në Kuvend ligjin për Lustracionin dhe Dekomunistizimin.
Berisha tha se ky ligj u miratua dhe në 2005, por u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
“Ne vendosëm ligjin. Jemi të parët në Europë që votuam ligjin kundër gjenocidit të regjimit komunist. Alternanca e pushtetit e bllokoi veprimin e tij.
Nesër ne dorëzojmë ligjin në Kuvend për Lustacionin dhe Dekomunistizimit përsëri.
E miratuam në 2005 ligjin e Lustracionit, e rrëzoi gjykata Kushtetuese në mënyrë të padrejtës. Qëndrojmë në vendimin tonë dhe do e dorëzojmë në Kuvend.”, tha Berisha.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Studentët mposhtin Vuçiçin në Serbi/ Kush është Ilija Srdanoviç, kardiologu që kryesoi listën fituese - 26/10/2026
- Pas 10 muajsh në ekzil, María Corina Machado kthehet në Venezuelë mes tensioneve politike - 25/10/2026
- Zelensky e konfirmon: Në nëntor mbahet takimi trepalësh Ukrainë-Rusi-SHBA - 25/10/2026