Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon të mos pranojë humbjen për bashkinë e Himarës, teksa deklaroi sërish gjatë fjalimit nga dritarja e banesës së tij, se zgjedhjet u manipuluan.
“Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira”, tha Berisha, teksa fliste para një grupi mbështetësish që qëndronin nën dritare.
Berisha vijoi më tej duke u bërë thirrje qytetarëve se “të drejtat dhe liria nën pushtimin e një regjimi nuk fitohen kurrë me fjalë, por me zemërim, me revolta të pandalshme dhe me sakrifica”.
“Sot thirrja e çdo shqiptari është për opozitën shqiptare të bashkohet në kryengritje të fuqishme paqësore për realizimin e qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës”, tha ai.
Më tej Berisha u bëri thirrje gjithë forcave politike opozitare, të pyesin veten, se “çfarë opozite janë, nëse nuk u rikthejnë votën e lirë shqiptarëve”.
“Sonte u bëj thirrje të gjithë forcave politike opozitare: pyeteni veten, çfarë opozite jemi ne në qoftë se nuk u rikthejmë votën e lirë shqiptarëve”, u shpreh Berisha.
- Martinelli hyn në historinë e Kupës së Botës, goli i fitores ndaj Japonisë vendos rekord të ri - 29/06/2026
- “Në fillim u tha që Rama gënjen për Ivankën, pastaj pse po vjen”/ Buzhala për protestat: Projektin nuk e duan ata në Berlin dhe kushërinjtë e mi në Klinë - 29/06/2026
- Video/ Nga ferri në parajsë, Brazili mund Japoninë në frymën e fundit dhe kualifikohet në 1/8-at e Botërorit - 29/06/2026