Sali Berisha mund të largohet nga politika në rast se faktohet korrupsioni i tij.
Kjo ishte deklarata e tij në studion e Spotlight përballë Alban Dudushit, teksa u pyet për njoollën ‘Non-grata’ që bart nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në të gjithë botën kur faktohet korrupsioni, shkohet në burg. Ndërsa Sali Berisha do të shkojë në shtëpi.
Ja deklarata:
“Sali Berisha ka dy vjet dhe ka bërë një deklaratë. Në momentin kur të paraqitet një dokument i vetëm, provë, ku të faktohet korrupsioni i Sali Berishës, ose familjarëve, Sali Berisha i thotë politikës njëherë e përgjithmonë ‘Mirupafshim!’”
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026