23.5 C
Tirana
16 / 04 / 2026

Berisha në Kuvend: Në agjendë duhet të jetë vetëm çështja Rama–Balluku dhe nafta

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në seancën e sotme plenare në Kuvend, se rendi i ditës duhet të fokusohet vetëm në dy çështje kryesore: atë që ai e quajti “binomi Rama–Balluku” dhe problematika e naftës.

“Ky Kuvend nuk mund të ketë asgjë tjetër në agjendë përveç çështjes së binomit Rama-Balluku, çështja e dytë është ajo e naftës”, tha lideri demokrat.

Berisha u shpreh gjithashtu se deklaratat e bëra para pak ditësh në Lushnje nga kryeministri Edi Rama sipas të cilave Europa nuk subvencionon më naftën, janë “të pavërteta”.

“Kreu juaj deklaroi në Lushnje se Europa nuk e subvencionin më naftën. Një mashtrim i paskrupullt. Ju që qeshni bëni skllavin këtu. Ju sfidoj të gjeni një vend të vetëm në Bashkimin Europian që nuk e subvencionon naftën për fermerët,” tha Berisha, duke e cilësuar këtë një mashtrim.

Ai shtoi gjithashtu kritika ndaj kundërshtarëve politikë në sallë, duke i akuzuar për qëndrime të gabuara në këtë çështje.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x