Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se po mashtron publikun lidhur me qëndrimet e Komisionit të Venecias për pezullimin e ministrave nga detyra. Sipas Berishës, Rama po përdor “avokatinë e turpshme” për të mbrojtur veten dhe Belinda Ballukun në aferën e tunelit të Llogarasë, ndërsa ushtron presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Berisha thekson se, Diella ka deklaruar se Komisioni i Venecias nuk ka asnjë raport për pezullimin e ministrave, por vetëm raporte që lidhen me të zgjedhur vendor. Kryetari i PD ngre pyetjen se kush po gënjen: Rama apo ministrja Diella, duke e paraqitur këtë si një kontradiktë të qartë mes deklaratave të qeverisë dhe dokumenteve zyrtare.
“Të dashur miq,
Edi Rama sot, në avokatinë e tij të turpshme të vjedhjeve të tij me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe në një presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese, ju tha shqiptarëve se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit të ministrave nga detyra.
Kurse Diella thotë se nuk ka asnjë raport të Komisionit të Venecias për pezullime ministrash – konkret, as në tërësi – por ka raporte vetëm për të zgjedhur vendor.
Pyetja ime është: kush gënjen?
Diella apo Rama?
Apo kujt t’i besojmë: Diellës që është e paanshme, apo Ramës të zhytur gjer në vesh në aferën e pistë të tunelit të Llogarasë?”, shkruan Berisha.
- Apel i 114 laureatëve të Çmimit Nobel për ekzekutimet e fundit në Iran - 07/02/2026
- Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam” - 07/02/2026
- Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri - 07/02/2026