Vizita në Uashington dhe takimi me Presidentin e SHBA dhemb ende në PD. Duartrokitjet e Trump kanë neveritur vetëm Sali Berishën, që nga selia e tij sulmoi fjalimin e fortë të Ramës në mbështetje të UÇK.
“Shkoi në Bord, aty mbajti një fjalë neveri si askush tjetër. Është i damkosur si langaraq i ndërkombëtarëve,”– tha ai.
Që Berisha del kundër UÇK, kjo ishte provuar, më herët me vepra, tani me fjalë. As skenarët me Ramaduro dhe karton të zi nga Brukseli, nuk janë më diçka e re dhe as e besueshme.
Por në një moment doktori u tregua i sinqertë me demokratët, Mos shpresojnë më se Ramën ia heq as Trump, as Brukseli, as SPAK, dhe madje as vetja.
“Por, siç është bërë tashmë e qartë, Edi Rama nuk jep dorëheqjen, Edi Ramën nuk e heq dot drejtësia, Edi Ramën nuk e heq dot komuniteti ndërkombëtar, por atë do ta heqin shqiptarët, do ta shembin atë njëlloj si kultin satanik të Enver Hoxhës”, shtoi Berisha.
Tani duhet ti shpjegojë militantëve, në kilometrin e fundit, se si do e rrëzojë Ramën me molotovë e fishekzjarre. /TemA
- “Do të jetë historia më e madhe e të gjitha kohërave”/ Vajza e astronautit Ashley Hansen tregon emocionet e kthimit të babait në Tokë: Do t’i jap një përqafim të madh… - 11/04/2026
- Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne - 11/04/2026
- Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës - 11/04/2026