Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti, Ilir Meta kanë reaguar për fitoren e koalicionit të qendrës së djathtë ekstreme në Itali.
Berisha e cilëson “fitore historike” duke uruar tre drejtuesit e koalcionit Meloni, Berluskoni dhe Salvini.
“Fitore historike e Koalicionit te Djathte, miqve tane ne Itali. Nje urim te perzemert per suksesin historik, fitoren e shkelqyer udheheqesve te koalicionit fitimtar Georgia Meloni, Silvio Berluskoni, Matteo Salvini””, shkruan Berisha.
Ndërkohë, Meta thotë se është i vendosur “për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vende”.
“Italia foli qartë! Urimet më të mira Georgia Melonit për fitoren bindëse së bashku në koalicionin e qendrës së djathtës me Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi.
Duke i uruar shumë suksese qeverisjes së re të Italisë mike dhe partnere të rëndësishme strategjike, jemi të vendosur për forcimin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vende dhe popujve tanë”, shprehet Meta.
- Sula flet si Kryeinspektor: Detyrën nuk e quaj privilegj, por përgjegjësi të madhe - 09/02/2026
- Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj - 09/02/2026
- Nuk ka më dyshime! Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian në një lidhje, shfaqen bashkë në Super Bowl - 09/02/2026