Dënoj me forcën më të madhe, tenderat korruptivë të ndërtimit dhe mbrojtjes së këtyre sistemeve. Përpjekjet për të ndërhyrë në Kosovë kanë qenë të mëdha, por mbrojtja e tyre ka shkëlqyer dhe nuk ka lejuar penetrimin në këto sisteme.
200 milionë euro të shpenzuara në Shqipëri kanë përfunduar në xhepat e Gjelishtëve, Beqëve dhe baxhanakëve me shokë dhe nuk kanë përfunduar në teknologjitë mbrojtëse.
Përpjekjet për të fajësuar kompaninë amerikane, janë përpjekje për të fshehur vjedhjet që janë bërë.
Në këtë kontekst, i bëj thirrje NATO-s, SHBA, me një ekip të gjithanshëm, të ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer këtë agresion, duke shqyrtuar të gjithë situatën e sistemeve dixhitale në Shqipëri.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Alain Delon, sharmanti i kinemasë, burri që e bëri praninë të kishte fytyrë të dritshme dhe vështrimin të kishte sy prej qielli - 08/11/2026
- Papa Leoni XIV viziton Argjentinën mes përplasjes me presidentin Milei, varfëria në qendër të vëmendjes - 08/11/2026
- “Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi: Kemi lindur në protestë dhe do të jemi aty - 08/11/2026