12.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Berisha: Dënoj me ashpërsi mbrojtjen që Rama i bëri Putinit në Davos

Kreu i Partisë Demokrartike Sali Berisha mbajti këtë të premte një konferencë për shtyp me gazetarët, ku u ndal dhe te fjalimi i kryeministrit Rama në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

Berisha tha se dënon me ashpërsinë më të madhe mbrojtjen që sipas tij kryeministri Edi Rama i bëri presidentit rus Vladimir Putin në forumin ekonomik.

“Së fundmi, dënoj me ashpërsinë më të madhe, mbrojtjen që Edi Rama i bëri Putinit të vogël në Davos.

Parlamenti Europian, opinioni publik perëndimor është i revoltuar me qëndrimet e padronit të Edi Ramës ndaj sanksioneve ruse.

Natyrisht, dy pyetje e shoqëruan padronin e Ramës në çdo panel dhe sallë në Davos: A është Putini një kriminel lufte dhe pse Serbia nuk respekton sanksionet e vendosura nga BE?

Vuçiç faktoi se është një Putin i vogël. Pavarësisht nga barbaritë që ka kryer në Ukrainë, ai refuzoi të pranojë se Putini ka kryer krime lufte dhe është kriminel.

Sikundër justifikoi veten për sanksionet.

Por më i turpshëm është avokatia që i bëri Edi Rama padronit të tij. Çfarë tha Edi Rama në panel? Me aq sa e kuptoj unë botën, nuk po e zëvendësojnë burimin e pistë rus nga burime prej demokracive të pastra vibruese?

Domethënia e kësaj është kjo: se bllokimi i gazit rus nga Europa është një gabim, se u zëvendësua me gaz nga vende të tjera.

Së pari, tregtia është tregti dhe një vend në luftë, që vret, normalisht që izolohet”, tha Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x