Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Kreu i shtetit shkruan se 148 vite më parë, në Prizren u mbajt një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.
Sipas Begajt, Lidhja e Prizrenit ishte shprehja më e lartë e ndërgjegjes kombëtare dhe e përpjekjeve të Rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve.
“Lidhja ishte shprehja më e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare, tempull i përpjekjeve të Rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve nën një shtet të vetëm”, shkruan Presidenti.
Begaj thekson se fryma e Lidhjes së Prizrenit mbetet edhe sot një thirrje për unitet, përgjegjësi kombëtare dhe përkushtim ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen.
Ai shton se shembulli, kurajo dhe mençuria e figurave të asaj kohe vijojnë të jenë frymëzim për kombin shqiptar.
“Shembulli, kuraja dhe mençuria e tyre mbeten frymëzim i vazhdueshëm për kombin tonë dhe do të nderohen përjetë nga ne”, shkruan Begaj.
Lidhja e Prizrenit u mbajt më 10 qershor 1878 dhe konsiderohet një nga momentet kyçe të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026