Për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë, në Kosovë po qëndron Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj. Ai ka takuar Presidenten Vjosa Osmani të cilën e ka uruar për këtë 15-vjetor e që thotë se janë pak për një komb të lashtë.
Kreu i Shtetit theksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për autoritetet dhe institucionet e Kosovës në adresimin e provokimeve e sfidave me të cilat po përballen, si në kuadër të negociatave me Serbinë, ashtu edhe në kuadër të procesit të njohjes dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe ato rajonale.
“Askush nuk mund ta pengojë Kosovën të ndërtojë e lirë dhe e pavarur të ardhmen e saj dhe të qytetarëve të saj, si dhe askush nuk mund të kërcënojë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës”.
Ndërsa Presidentja Osmani e ka cilësuar të nevojshme që Shqipëria të jetë zëri i Kosovës në institucionet ku Kosova nuk ka përfaqësim.
Kjo është vizita e dytë që Presidenti Begaj zhvillon brenda një kohe të shkurtër kohore në Kosovë.
Ndërsa takimin me kryeministrin Albin Kurti, presidenti shqiptar vlerësoi domosdoshmërinë e vijimit të këtij dialogu dhe e siguroi se Shqipëria do të jetë krah Kosovës në të gjitha sfidat për të zënë vendin që meriton në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.
Kjo është vizita e dytë që Begaj zhvillon brenda një kohe të shkurtër kohore në Kosovë që pas marrjes së detyrës si Presidenti i Shqipërisë.