Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të protestës së opozitës.
Sipas tij, Sali Berisha dhe Ilir Meta ose siç i quan Balla “aleanca e rublave” janë bërë përditë e me të lexueshëm. Sot nuk u përmend në fjalimet e opozitës asgjë për luftën në Ukrainë. Balla thotë se kjo është porosia nga Moska, ndërsa “zbatuesit”, Berishën e Metën i cilëson si “bedelat e Putinit në Tiranë”.
“Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK! Opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse,” – shkroi Balla në Facebook.