11.5 C
Tirana
19 / 03 / 2026

BE i kërkon Kosovës të shtyjë me 10 muaj afatin për reciprocitetin e targave

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Kosovës që të shtyjë afatin e vendosur më 31 tetor për reciprocitetin e targave. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë për RTV Dukagjini se ndonëse i takon Kosovës të vendosë për këtë çështje, BE i bën thirrje që ta shtyjë afatin me 10 muaj në mënyrë që të shmangen tensionet me Serbinë. Stano thotë se një shtyrje e vendimit për reciprocitetin do i jepte më shumë kohë një fushate informative për qytetarët.

“Sipas Marrëveshjeve të Dialogut për Lirinë e Lëvizjes nga viti 2011 dhe 2016, është e rëndësishme që t’i jepet kohë e mjaftueshme zbatimit të këtij plani dhe të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët e prekur dhe në përputhje me praktikat e duhura evropiane. Konkluzionet e Lirisë së Lëvizjes nga viti 2016 përfshinin afate kohore për riregjistrim, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime”.

Prandaj, që nga fillimi i këtij procesi, ne i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një periudhë 12 mujore për riregjistrimin. Duke ndjekur të njëjtin arsyetim, tani po kërkojmë nga qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin ekzistues për 10 muaj. Kjo shtrirje do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më thelbësore dhe gjithëpërfshirëse me popullsinë e prekur”, ka thënë Stano në një përgjigje për RTV Dukagjinin.

Sipas tij, ky vendim do t’i jepte mundësinë Kosovës që të pajisë të gjithë serbët në veri me letërnjoftime dhe patentë shoferi të Kosovës. E rëndësishmë thekson Staon, është që të shmanget dhuna në veri të Kosovës.

“Duhet të shmanget përshkallëzimi i tensioneve dhe potencialisht, dhuna në veri të Kosovës. Kjo është e një rëndësie të veçantë në kontekstin aktual gjeo-politik, në funksion të ruajtjes së stabilitetit në rajon”, shtoi ai.

Ende nuk ka një përgjigje nga ana e qeverisë së Kosovës sa i takon kësaj kërkese, ndonëse është artikular edhe më parë nga partnerët ndërkombëtarë. Presidentja Vjosa Osmani tha se “çështja e targave është mbi të gjitha çështje e sundimit të ligjit”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x