Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza udhëtojnë në vendet e BE-së. Për këtë ranë dakord negociatorët e vendeve të BE-së dhe Parlamenti Evropian. Heqja e vizave pritet të aplikohet më së voni nga viti 2024, njoftoi Parlamenti Evropian.
Mbajtësit e pasaportave kosovare mund të qëndrojnë në vendet e BE-së deri në 90 ditë pa vizë. I njëjti rregull do të zbatohet për të gjithë Ballkanin Perëndimor, pra edhe për Serbinë dhe Malin e Zi.
Marrëveshja për vizat duhet të konfirmohet edhe një herë nga Parlamenti dhe shtetet anëtare të BE-së, por kjo konsiderohet formalitet.
Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca dorëzojnë kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në BE
Kosova dorëzoi gjithashtu zyrtarisht edhe kërkesën për anëtarësim në BE. Formalisht Kosova ka vetëm statusin e “perspektivës së anëtarësimit në BE”. Pengesa kryesore për afrimin me BE-në është fakti që pesë shtete anëtare të BE-së – Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qiproja – nuk e njohin Kosovën.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026