14.5 C
Tirana
10 / 11 / 2025

Bashkia Lezhë/ Një mandat tjetër për Pjerin Ndreun

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, një ndër kryebashkiakët më të suksesshëm në Shqipëri prej ditësh ka filluar një komunikim intensiv me strukturat e forcës politike që përfaqëson, në të gjithë territorin e Bashkisë së Lezhës.

Ditët e fundit vijoi me takimet në fshatrat Mërçi, Rraboshtë të Njësisë Administrative Kallmet; prezantoi projektin për ndërtimin e një zyre (Info-Point) në Shëngjin si dhe në fshatrat Pllanë, Zejmen dhe Markatomaj të Njësisë Administrative Zejmen.

“Diferenca mes asaj që gjetëm dhe asaj çfarë bëmë, është e dukshme, prandaj kemi të drejtën të kërkojmë një mandat të dytë, në të cilin do të realizojmë projekte madhore në përmisimin e jetës së komunitetit”, është shprehur Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu.

Nisur nga intensiteti i fushatës dhe opinioni i qytetarëve të Lezhës si dhe nga disa sondazhe të pavarura Z. Ndreu e ka të sigurtë një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Lezhës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x