1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

Bashkëbisedimi me qytetarët/ Nuk di nga t’ja fillosh me ankesat tuaja si qeveri…

Koment nga qytetarët në rrjetet sociale: Nuk di nga t’ja fillosh me ankesat tuaja si qeveri. Nga çmimet e larta të çdo gjëje apo nga gradaçelat në Tiranë që të marrin frymën, apo nga flamuri me yll që po valëvitet në çdo cep, si të ishim vend komunist dhe jo si demokratik. Gjithsesi përgjigjet do jenë në te mirën tuaj gjithmonë, kështu që mos u përgjigj fare. Përgjigju duke rregulluar ndonjë gjë më mirë. Faleminderit! 

Kryeministri Edi Rama: Natyrisht që, nëse do të ishte për të pasur përgjigje në të mirën time gjithmonë nuk do ishte absolutisht kjo rruga për të ndërtuar një bashkëbisedim të hapur apo për t’i pasur bashkëbisedimet e hapura faktikisht pjesë të detyrës sime. Nga ana tjetër, patjetër që problemet janë reale, patjetër që sfidat janë reale, patjetër që ne nuk jetojmë të izoluar dhe marrim pjesë si të thuash në dhimbje që tanimë janë dhimbje të të gjithëve, nuk janë vetëm tonat dhe këtu kam parasysh inflacionin, rritjen eksponenciale të çmimit të energjisë, këtu kam parasysh gjithë shtrëngesën e madhe që po i ndodh botës si rezultat i një agresioni ushtarak në kontinentin tonë dhe natyrisht këtu kam parasysh patjetër dhe vështirësinë e madhe që ka gjithmonë e më shumë e vërteta për të çarë rrugën në një botë ku gënjeshtra shpifjet, teoritë e konspiracionit nuk kanë më asnjë pengesë dhe praktikisht dominojnë në të përditshmen tonë, në të përditshëm e njerëzve tanë jo vetëm në Shqipëri, por kudo. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x