12.5 C
Tirana
19 / 02 / 2026

Bashkë për muzikën dhe rrënjët: Rita Ora promovon këngën e re të Bebe Rexhës në shqip

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka dhënë një mbështetje publike koleges dhe mikeshës së saj, Bebe Rexha.

Përmes një postimi në InstaStory, Rita ka shpërndarë njoftimin e këngëtares për projektin e saj më të ri, duke promovuar këngën “Çike Çike”, e cila pritet të publikohet shumë shpejt.

Ky gjest ka tërhequr vëmendjen e fansave, duke qenë se dy artistet njihen për marrëdhënien e tyre të ngushtë dhe respektin profesional që kanë për njëra-tjetrën.

Ndërkohë, Bebe Rexha është në përgatitje të publikimit të albumit të saj më të ri, Dirty Blonde”, i cili pritet të dalë në muajt në vijim.

E veçanta e këngës “Çike Çike” është se ajo do të përmbajë edhe pjesë në gjuhën shqipe, një risi e veçantë nga artistja me famë ndërkombëtare, e cila prej kohësh ka shprehur dëshirën të lidhet më shumë me rrënjët e saj shqiptare përmes muzikës.

Sipas njoftimeve të fundit, kënga në shqip do të publikohet më herët se albumi i plotë

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x