Ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se do të niset në Hagë për të takuar atje politikanët e Kosovës, që ndodhen në burg.
Ai tha se ky është një gjest sa human, por ashtu edhe politik i tij në raport me njerëz që i ka njohur në momente shumë të rëndësishëm të kombit.
“Unë i jam përgjigjur pozitivisht ftesës për të qenë pjesë e këtij grupi për të Shkiar në Hagë. Çdo politikan i lartë që ka qenë në institucionet e vendit, nuk mund të rrijë dorëjashtë sa i përket një gjesti që së pari duhet të konsiderohet që vjen nga predispozita njerëzore për ca njerëz që i ka njohur në periudha shumë të rëndësishme të kombit.
Kam qenë në Kosovë në momente shumë delikate. Vizitën e parë zyrtare e kam bërë në vitin 2008, 3 javë para se të vinte pavarësia dhe kam takuar politikanë aty.
Nuk mund të luajmë rolin e pasivit kur ndodhin gjëra shumë të rëndësishme. Do të takoj disa miq që janë të izoluar atje. Është mbështetje edhe në planin politik” tha Topi.
- NË DITËLINDJEN E AKTORIT/ Naim Frashëri, skulptori i shpirtit skenik, zëri që bëri personazhet të marrin frymë - 15/08/2026
- Nga çizmet e zeza te kostumet pastel, gardëroba e kryeministres italiane evoluon bashkë me politikën e saj - 15/08/2026
- Rriten spekulimet për gjendjen shëndetësore të presidentit më jetëgjatë në botë, Paul Biya të Kamerunit - 15/08/2026