‘Do e mbështes Veliajn për mandatin e tretë në krye të bashkisë së Tiranë!’
Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas zërave për një rivalitet të ashpër mes dy figurave politike kryesore të Partisë Socialiste.
Balluku tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ministrja nënvizoi se do e mbështesë edhe personalisht Veliajn në Tiranë, për mandatin e tretë në krye të Bashkisë.
‘Erioni është nuni i vajzës time. Siç më konsideron ai motër edhe unë e konsideroj vëlla. Njihemi para se të ishim në politikë. Erioni ka shkëlqyer në drejtimin e Bashkisë Tiranë dhe ka mbështetjen tonë, të Partisë Socialiste edhe për mandatin tjetër. Të tjerat janë saga politike. Takohemi madje dhe fundjavave për mëngjesin bashkë. Jemi shokë të mirë dhe gjithë kjo telenovela mediatike shërben vetëm për lajme, po nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Do bëj punën time për të ndihmuar Erionin në Tiranë, sidomos në zonën e Kombinatit ku kam kontribuar.’- u shpreh Balluku për emisionin ‘Now’.
/shqiptarja
- Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit. Protesta mbahet në Tiranë… - 05/10/2024
- Andi Bushati: Berisha sa të jetë mbi këtë tokë, duhet të japë llogari për vrasjet e 21 janarit - 05/10/2024
- Braçe publikon audiopërgjimin e urdhrit për të qëlluar drejt protestuesve më 21 janar: Barbarë, këta do keni në rrugë të hënën - 05/10/2024