8.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

Avokati i njohur: Qëkur Shkëlzeni u thirr në SPAK, Sali Berisha ka dalë nga shinat!

Idajet Beqiri për Dritare Tv është shprehur se Sali Berisha ka organizatë kriminale që dalin dhe të sulmojnë hapur. Ai tha se që në momentin që Shkëlzen Berisha u thirr në SPAK, i ati organizon skandale apo situata në favor të interesave të tyre, siç është protesta e thirrur në 11 shkurt.

“Hapur fare dalin kriminelët e Berishës duke të sulmuar, të kanosin për vrasje. E ka hedhur në sulm Saliu ndaj kërkon që ta mbaj organizatën e tij kriminale dhe më të shtrënguar, sikurse u mundua të bënte skandalin kur erdhën 37 anëtarët e shteteve që ishte dasma e madhe dhe e bukur e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe ai donte ta prishte për interesat e tij.

Dhe sikurse po bën aktualisht tani që do bëj protestën në datën 11 për McGonigal. S’ka lidhje Shqipëria me këtë çështje, çështja e McGanigal është e Amerikës, nuk është e jona.

Të gjitha këto i bën se që në momentin që u thirr Shkëlzen Berisha në SPAK ai ka dalë nga shinat dhe kërkon me çdo kusht që organizatën e tij ta mbaj gjithmonë të mbledhur dhe për të thënën që unë kam mbështetje, mos më arrestoni”, u shpreh avokati Beqiri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x