8.5 C
Tirana
21 / 01 / 2026

Autori u eliminua apo u vetëvra? Detaje të reja nga masakra në Çeki

Policia e Pragës bëri me dije se personi i armatosur që vrau 14 persona në një universitet të enjten pasdite vrau veten pasi u rrethua nga autoritetet dhe nuk u eliminua prej tyre.

Sulmi, i cili ndodhi në ndërtesën e Fakultetit të Arteve të Universitetit “Charles”, konsiderohet si një ndër masakrat më të rëndë me armë zjarri në historinë e vendit.

Autoritetet gjithashtu deklaruan se provat sugjerojnë se David Kozak vrau gjithashtu një burrë dhe vajzën e tij të vogël në një pyll afër Pragës javën e kaluar. Megjithatë, kjo është ende e pakonfirmuar.

Drejtori i policisë së qytetit, Petr Matejcek, shtoi se kishte “grumbuj municionesh në korridore” dhe ishte i bindure se mbërritja e shpejtë e policisë parandaloi më shumë gjakderdhje.

Këtë e konfirmoi edhe ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan, i cili i tha se personi i armatosur kishte blerë shumë armë në universitet dhe se ishte “gati të vriste shumë njerëz”.

Studenti 24-vjeçar, i quajtur David Kozak, kreu sulmin më vdekjeprurës të viteve të fundit në Republikën Çeke, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 25 të tjerë.

Mesazhet në Telegram të postuara nga Kozak mes 9 dhe 19 dhjetorit kanë rënë nën mikroskopin e autoriteteve. Sipas informacioneve, 24-vjeçari ka folur në “ditar për sulmin në universitet”. Kozak mësohet se ka shkruar se të gjithë e urrejnë, se ka një “jetë të mjerë” dhe se dëshiron të largohet nga kjo botë “me dhimbjen më të madhe të mundshme”.

Në një tjetër mesazh në Telegram, 24-vjeçari mësohet të ketë shkruar edhe se “ndonjëherë shkruaj të tilla marrëzi në momente pasioni”. Sipas dëshmive, Kozak ka qenë një student i zellshëm, por ka pasur edhe probleme psikologjike. Në maj, ai fitoi një çmim për tezën e tij. Studenti nuk kishte precedentë penalë, por, si pronar i ligjshëm i armëve, kishte një interes për armët.

Ai ishte diplomuar për histori dhe studime evropiane dhe vazhdoi masterin, duke u fokusuar në historinë e Polonisë. Kozak mund të jetë ndihmuar nga e dashura e tij. Policia çeke e konfirmoi këtë për një gazetar të Volkskrant holandez, i cili ishte në vendngjarje. E dashura, për të cilën nuk janë bërë të ditura detaje të tjera, mësohet se po tenton të arratiset jashtë vendit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x