Diku nga vera e 2002 në fillimin e Agorasë së Butrintit, Bujari një nga punëtorët e vjetër, zbuloi me lopatë një copëzë mermeri. Përvoja e gjatë e kishte mësuar se të tilla gjetje mund të ishin të rëndësishme. Bashkë filluam të pastrojmë dherat dhe gurët për të gjetur si fillim një këmbë me sandale dhe pas një gërmimi te kujdesshëm nga dy punëtorë më me përvojë Kicua dhe Bujari në prani edhe të arkeologut doli trupi i një statuje me përmasa të mëdha. Si fillim arkeologu condi mendoi se duhet të ishte Statuja e Minervës pasi dikur aty afër ishte zbuluar një mbishkrim i saj.
Statuja më e madhja e gjetur ndonjë herë në Butrint dhe unikale në llojin e saj krijoi një atmosferë të tendosur për ekipin britanik të arkeologëve të cilët deri në atë kohë nuk kishin pasur mundësi të bënin një zbulim kaq befasues. Për këtë arsye nuk i është dhënë vemendja e duhur dhe është lënë ne harresë në të gjitha botimet e tyre.
Gjithsesi pas një kohe të gjatë kërkimi mbi identitetin e kësaj Skulpture gjigande dhe me opinionin e Prof Ceka. Prof Sandro De Maria dhe Machiarela mund të themi se Statuja është një dedikim për Perandorin Octavian Augustus nga Kolonia Romake e Butrintit. Identifikimi i saj vjen nga Toga, veshja e Skulpturës e cila në periudhën e fundit të Republikës fillimit të Imperiumit Ishte në një mënyrë specifike.
Statuja është unike pasi është punuar nga 3 Skulptorë të ndryshëm ne epoka të ndryshme duke e reduktuar në dimension dhe tentuar më vonë për ta kthyer në Bust dhe më pas është braktisur.


- Trump shfaqet duke dremitur në gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen - 29/09/2026
- Ish-gjenerali që u bë ambasador/ Eric Wendt nis “betejën” diplomatike amerikane, zbulohet cilin takon të parin të mërkurën - 29/09/2026
- Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë… - 29/09/2026