15.5 C
Tirana
26 / 03 / 2026

Artan Fuga: Roli i Akademisë së Shkencave është të orientojë strategjikisht dhe të promovojë shkencën

Artan Fuga ditën e sotme do të jetë pjesë e një Workshop ku në fokus do jetë punët shkencore dhe roli i vërtetë i Akademisë së Shkencave.

“Unë i qendroj fort idesë sime që roli i Akademisë së Shkencave është të orientojë strategjikisht dhe të promovojë shkencën, edukimin shkencor, etikën e shkencës, inovacionin në vend, të përpunojë logjikat ndërdisplinore, të shohë e studjojë impaktin e shkencës dhe inovacionit në shoqëri, të paralajmërojë çekuilbrat në formimin shkencor, të kritikojë injorancën dhe padijen, të orientojë drejtimet kryesore të kërkimit shkencor në vend.

Jo të ndërmarrë projekte kërkimore shkencore në nivel të parë, duke u hallakatur sa nga fizika, te sizmologjia, nga kovidi te historia, sepse as e bën dot, as nuk është roli i saj në akademitë e mëdha Perëndimore, as nuk ka pikë kuptimi të zëvendësojë institutet shkencore, departamentet e specializuara, dhe mbi të gjitha një asamble me akademikë me formime krejt të ndryshme prej njëri tjetrit nuk mund t’i mbivendoset kërkuesve shkencorë dhe instituteteve, universiteteve, departamenteve si një makth i keq autoritar, sikurse ishte në epokën e diktaturës.

Mjaft me nostalgjitë e vjetra! Akademikët që duan të merren me punë shkencore të shkojnë ta bëjnë në institute dhe departamente, sikurse bënte Aleks Buda, Eqrem Cabej, Petrit Radovicka, etj.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x