17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Arritjet, reforma në drejtësi & organizimi për mandatin e IV, mblidhet sot Kongresi i PS

Partia Socialiste mbledh këtë të premte (8 dhjetor) Kongresin, me fokus përgatitjen për mandatin e katërt qeveritar dhe riorganizimin e strukturave.

Kongresi do të fokusohet te analiza e thelluar e arritjeve të deritanishme të qeverisë, ku më kryesorja është reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, afrimi me Bashkimin Evropian, Inteligjenca Artificiale, qeverisja vendore, etj,.

8 dhjetori mbeti data finale, pasi më herët mbledhja e tij u shty, për shkak të analizave më të detajuara në secilën prej degëve në qarqe.

Punimet e Kongresit parashikohet të zgjasin rreth 5 orë, dhe do të ketë 6 panele të dedikuara për çështjet e sipërpërmendura, dhe për ato çështje për të cilat ende nuk është bërë drejtësi, sikurse është 21 Janari.

Me mjaft interes pritet fjala e kryetarit dhe kryeministrit Edi Rama, pasi kreu i Grupit Parlamentar socialist, Bledi Çuçi, la të hapur mundësinë e surprizave.

Kongresi Socialist i 8 Dhjetorit mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe delegatët do të miratojnë vendimin për Organizimin dhe Zhvillimin e Zgjedhjeve të Përgjithshme në parti dhe pika e dytë do të jetë votëbesimi i Sekretariatit Ekzekutiv të PS-së, i votuar në Asamblenë e 4 Shtatorit, ku Sekretar i Përgjithshëm u votua Blendi Klosi si dhe u zgjodhën drejtuesit e 8-të sekretariateve të partisë.

Programi i punimeve të Kongresit:

11:45 – PANELI 1

Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit: Legjislacioni, Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Inteligjenca Artificiale

12:00 – PANELI 2

Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia dhe Kultura

13:00 – PANELI 3

Shërbimet publike: Arsimi, Shëndetësia, dhe Mbrojtja Sociale, Sipërmarrja, Arsimi Profesional

14:00 – PANELI 4

Qeverisja Vendore: Reforma Territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi

15:00 – PANELI 5

Siguria dhe Shqipëria në botë

15:50 – PANELI 6

Partia Socialiste 2030

16:40 – Fjala e kryetarit të PS- së, Edi Rama

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x