9.5 C
Tirana
21 / 11 / 2024

Arrestohet me urdhër të SPAK, Ilir Meta! Detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin

Është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Lajmin e bën të ditur gazetarja e Klan News Glidona Daci. Mësohet se arrestimi i tij është bërë me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për çështjen e pasurisë.

Kujtojmë se Meta ka qenë disa herë në SPAK ku është pyetur për llogari të një hetimi në lidhje me një pagesë të bërë për lobim në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka nisur prej kohësh një hetim pasuror ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi.

Prokuroria e Posaçme ka të regjistruar më herët të paktën 3 procedime penale që kanë bazë kallëzime të bëra nga qytetarë, por edhe persona të tjerë që lidhen me ish-presidentin Ilir Meta, por edhe Kryemadhin.

Kallëzime të cilat janë përkthyer në procedime të regjistruara për çështje të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Ndërkohë, po sot, SPAK ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masëne e detyrim paraqitjes.

Kujtojmë se deputetja Monika Kryemadhi ishte në Qershor para hetuesve të SPAK ku dha shpjegime mbi një hetim të SPAK në lidhje me një pagesë për lobim në SHBA, disa pagesa për ndërhyrje kirurgjikale dhe verifikimin pasuror.

Për të njëjtën dosje është pyetur edhe nëna e deputetes, teksa janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e saj.

Kujtojmë se rreth një javë pas paraqitjes së saj në SPAK, Meta njoftoi divorcin me deputeten.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x